Ymeraj: Rezultatet s’janë surprizë, ja pse unë besoja!

Ersil Ymeraj bëri një ndeshje shumë të mirë përballë Skëndebeut, ashtu si e gjithë skuadra e Kastriotit. Mesfushori foli për mikrofonat e “Supersport” pas fitores kundër Skënderbeut dhe pranoi se këto rezultate nuk janë aspak surprizë, por fryt i punës së mirë që po bën skuadra. Mes të tjerave, Ymeraj tha:  

NDRYSHIMI – “Janë disa rezultate që vijnë nga faza e mirë përgatitore. Trajneri Devolli po punon mirë dhe i ka dhënë një ritëm tjetër skuadrës”.

BESIMI – “Unë kisha besim te ky ekip, pasi shikoja çunat me një stërvitje të mirë dhe çdo seancë po shkon në maksimum. Janë rezultate që të japin besim. Fituam me një rival direkt si Luftëtari. Tani kemi shumë besim dhe për ndeshjen me Partizanin. Do të kërkojmë tre pikët, edhe pse kundërshtari kërkon titullin kampion”,- u shpreh Ymeraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online