ZYRTARE | Kuqezinjtë në modë, Vajushi zbarkon në Superiore  

Duket se nuk kanë fund surprizat në merkato. Edhe pse zyrtarisht periudha e transferimeve është mbyllur, Teuta duket se e ka ruajtur për në sekondën e fundit surprizën për tifozët bregdetar.

Armando Vajushi e ka arritur akordin me skuadrën e Teutës dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Blendi Shkëmbi. Klubi dhe lojtari kanë arritur akordin dhe klubi e ka zyrtarizuar përmes një postimi në Facebook. Do të ishte një dhuratë për ekipin e “djemve të detit”. Më parë për mesfushorin shkodran kishte interes edhe Kukësi e Partizani, por Teuta duket se e ka fituar këtë duel.

Më herët në Superiore zbarkoi edhe Valdet Rama, i cili si Vajushi në të shkuarën ka veshur fanellën kuqezi. Edhe Jahmir Hyka është përfolur këtë merkato për një rikthim në Superior, por kryeqytetasi zgjodhi të kalonte në Izrael.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online