Barcelona nuk e pati aspak të lehtë të merrte tri pikët në derbin ndaj Espanjolit, por pas 70 minutash përpjekje të vazhdueshme për të çarë mbrojtjen e ngjeshur të Espanjolit, sfida u zhbllokua nga një autogol.
Një goditje dënimi e Leo Mesit u devijua nga Viktor Sançez, i cili dërgoi topin në rrjetën e tij. Në minutat e fundit të takimit ishte përsëri “pleshti” që goditi siç duhet topin e shërbyer nga braziliani Malkom.
Me këtë fitore Barcelona çon në 13 pikë diferencën me Atletikon e vendit të dytë, kur kanë mbetur edhe nëntë javë kampionat.
Standings provided by Sofascore LiveScore