VIDEO | Baloteli i rilindur në Marsejë, dopietë dhe rekord për italianin

Mario Baloteli duket i pandalshëm. Sulmuesi po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe këtë gjë e konfirmoi dhe pasditen e sotme, teksa ka shënuar një dopietë në sfidën që Marseja e tij luan ndaj Anzhers.

Me dy golat e shënuar sot, italiani prek një rekord, që kishte 50 vite që nuk arrihej nga ndonjë lojtar i Marsejës. Baloteli ka shënuar në pesë sfidat e tij të para në “Velodrome”, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1969, kur Josip Skoblar e bënte diçka të tillë.

Gjithsesi, për të thyer rekordin e Skoblar, Balotelit do t’i duhet edhe shumë punë, pasi Skoblar në atë kohë shënoi në 9 ndeshjet e tij të para në shtëpi.

Sidoqoftë, ajo që vlen për t’u përmendur është se kalimi nga Nica në drejtim të Marsejës, ka qenë një ndër vendimet më të mira në karrierë për 29-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online