VIDEO | Solskjaer rikthehet të buzëqeshë, Junajtid likuidon Uatfordin

Ole Gunar Solskjaer e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme besimin që i dha klubi për t’i dhënë një kontratë definitive në krye të ekipit. Mançesteri i tij triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Uatfordit në shtëpi, duke u ngjitur në vendin e katërt.

Markus Rashford dhe Antoni Marsial ishin dy heronjtë e “djajve të kuq”, të cilët shënuan nga një gol për çdo pjesë, duke bërë të pavlefshëm golin e mesfushorit të Uatford, Dukure, i cili gjeti rrjetën në minutën e 90-të.

Kështu, me këtë tripikësh, Junajtid ngjitet në vendin e katërt në pritje të ndeshjes që Arsenali do të laujë ditën e nesërme ndaj Njukasëll. Nga ana tjetër Uatfordi mbetet në vendin e nëntë në në kuotën e 42 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online