VIDEO / Ançeloti zbulon prapaskenat e shkarkimit: Gjithçka nisi nga Bejl

Karlo Ançeloti u rikthye të flasë për përvojën e tij 2-vjeçare te Real Madrid. Në një intervistë për mediet italiane, tekniku aktual i Napolit zbuloi se krisja midis tij dhe presidentit Florentino Lopez filloi pas një vendimi të tij për të zëvendësuar Gareth Bejl në një ndeshje me Valencian.

“Nëse ka një gjë që më bën të çmendem, është kur lojtarët duan t’i bëjnë vetë të gjitha. Si në rastet kur një lojtar duhet ta pasojë medoemos topin dhe nuk e bën këtë gjë. E kam paguar shtrenjtë këtë bindje timen. Te Real Madrid, gjëja që nisi krisjet e para midis meje dhe Florentino Perezit ishte kur nxora nga fusha Gareth Bejlin në një ndeshje kundër Valencias (Reali humbi 2 –  1)”.

“Ai kishe një rast të shkëlqyer ku duhej ta pasonte topin te Benzema që ishte me portë bosh dhe pa mbrojtës. Nëse do t’ia jepte topin Benzema do shtynte topin dhe ne do shënonim. Bejl në vend që të bënte këtë gjuajti vit. Më pas unë e zëvendësova dhe ai moment ishte fillimi i fundit të qëndrimi tim te Reali”, tha Ançeloti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online