VIDEO | Abazaj ndalet dy herë nga shtylla, “ish”-i i Kukësit i prish festën Osijekut

0

Kristal Abazaj luajti për 90 minuta në takimin midis Osijekut dhe Slaven Belupos. Skuadra e sulmuesit shqiptar shënoi që në minutën e pestë, ndërsa më pas kundërshtari mbeti me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë.

U duk se tre pikët ishte siguruar, por festën e Osijekut e ndërpreu ish-sulmuesi i Kukësit Mateus Lima, që me golin e tij që çoi shifrat përfundimtare në 1 – 1.

Pavarësisht, zhgënjimit që vjen nga mungesa e fitores, Abazaj spikati me lojën e tij nga krahu i majtë,  ku arriti t’i afrohej dy herë golit, por në të dyja rastet shtylla u bë dy herë pengesë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.