Vidal drejt Serisë A, tashmë flitet me shifra konkrete

Arturo Vidal mund të largohet nga Bajerni i Mynihut dhe në Itali janë dy klubet që e duan mesfushorin kilian. Gjermanët i kanë vënë edhe çmimin dhe kushdo që e kërkon duhet të paguajë plot 30 milionë euro. Interi është një nga klubet e interesuara dhe po bëhet gati të lëvizë.

Vetë Vidal ka pretendimet e tij: 8 milionë euro në sezon. Zikaltrit nga ana tjetër duan të rivalizojnë Juventusin për titullin dhe kjo bëhet vetëm duke u përforcuar. Kjo normalisht ka edhe faturën e vet në aspektin financiar.

Gjithsesi klubi italian po mendon edhe të shesë lojtarë dhe në listë për t’u larguar janë Veçino dhe Galjardini. Në listën e dëshirave të merkatos janë pikërisht Arturo Vidal dhe Mateo Kovaçiç. Ky i fundit kushton edhe më shumë, rreth 50 milionë euro, sikurse raportohet në mediet spanjolle. Për kroatin ka interesim nga disa klube.

Për Vidal interesohet edhe Napoli. Karlo Ançeloti e njeh mirë kilianin, pasi ka punuar me të tek Bajerni i Mynihut, ndaj edhe ribashkimi i tyre në Serinë A është një opsion. Në Gjermani shihet i sigurt largimi i mesfushorit nga kampionët e Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online