Nejmar: Kritikat janë të ekzagjeruara, merren vetëm me mua

Ylli brazilian Nejmar u përfshi në një stuhi kritikash gjatë Kupës së Botës, pasi ndaj tij u lëshuan një sërë akuzash për stimulime të njëpasnjëshme. Sulmuesi 26-vjeçar i është kundërpërgjigjur këtyre akuzave në një intervistë për medien franceze “AFP”.

“Mendoj se kritikat ndaj meje janë të ekzagjeruara, pasi gjithmonë merren me mua në vend që të merren me personat që shkaktojnë faullin. Jam një futbollist profesionist, synoj të shënoj sa më shumë gola, jo të marr faulle në çdo mundësi që më del përpara”.

Gjatë intervistës Nejmar garantoi për të disatën herë besnikërinë e tij ndaj projektit të PSG-së, duke shuar kështu lajmet që përflitnin për një largim të tij te klubi i Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online