Eros Grezda luajti për 84 minuta në transfertën e Rejnxhërs ndaj Hibernian. Ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë, kundërshtarët e Selltik nuk gabuan dhe marrin sërish kreun me vetëm një pikë më shumë.
Nuk ka shkuar më shumë se barazimi dhe Verder Bremeni i Milot Rashicës. Skuadra e sulmuesit nga Vushtria barazoi ndaj Hofenhajmit me rezultatin 1 – 1. Rashica u fut si rezervë në minutën e 63-të.
Në Belgjikë u luajtën çerekfinalet e Kupës. Sindrit Guri pa fitoren e 0 – 1 të Ostendes ndaj Ojpenit nga stoli i rezervave. Sulmuesi shkodran kishte pasur një ecuri të mirë në takimet e mëparshme të kupës, ku kishte shënuar në të dyja takimet e tureve të pëparshme, por mesa duket, cilësia e kundërshtarit ka bërë që trajneri i ekipit belg t’i besojë titullarëve këtë takim.