VIDEO | Totenhemi eliminon Arsenalin, dështon “eksperimenti” me Xhakën

0

Totenhem ka kaluar në gjysmëfinalen e turneut “Carabao Cup”, duke mundur në derbin e Londrës së veriut, rivalët historikë të Arsenalit. Skuadra e Maurisjo Poçetinos doli me kokën lart nga stadiumi “Emirates”, pas fitores 2 – 0, falë golave të Son dhe Kejn.

Trajneri i “topçinjve” Unai Emeri, i habiti të gjithë, teksa kishte vendosur në qendër të mbrojtjes Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare e tregoi qartazi që nuk ndodhet në rolin e tij natyral, pasi në të dy golat e Totenhemit bëri një gabim në vendosje, duke mbajtur në lojë kundërshtarin.

Në takimin tjetër të “Carabao Cup”, Çelsi mundi Bornmuth falë golit të Eden Hazard. Dy skuadrat londineze do t’i bashkohen Mançester Sitit dhe ekipit surprizë Bërton Albion në katërshen finale të këtij turneu.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.