Luçiano Spaleti është në një moment tejet delikat. Përgjegjësia më e madh për humbjen e ndaj Bolonjës në San Siro i takon atij, pasi skuadra kreu një paraqitje zhgënjyese në çdo aspekt të mundshëm. Në përfundim të takimit, 59-vjeçari shpjegoi për mediet italiane se përse skuadra e tij po vuan dhe arsyen e aktivizimit të qendërmbrojtësit Ranokia si qendërsulmues.
“I krijojmë probleme vetes në situata ku nuk ka asnjë shkak për ato. Kjo gjë e bën skuadrën të ndihet e pasigurtë dhe kundërshtarët përfitojnë nga kjo gjë duke na shënuar”.
“Skuadra i bën mirë gjërat e thjeshta, por nuk po arrijmë të krijojmë episodet që na japin avantazhin. Ruajmë balancat në fushë, por nuk arrijmë të vëmë në presion kundërshtarët. Na mungon shpirti luftarat, të tjerët po luftojnë më shumë se”.
VËRSHËLLIMAT E PUBLIKUT – “I kam dëgjuar shpesh përgjatë karrierës sime. Kur paguan për një biletë, mendoj se është e drejtë të kërkosh diçka ndryshe, sidomos kur bëhet fjalë për një skuadër si Interi”.
RANOKIA QENDËRSULMUES ? – “Nuk kishte asgjë të veçantë zëvendësimi i Raniokas. Donim që ta çonim topin sa më shpejt në zonën e rreptësisë, por për këtë na duheshin lojtarët e duhur që të përfitonim sa më shumë. Ai iu afrua disa topave, por nuk kishte shumë hapësira”