VIDEO | Piatek fenomenal, në Romë i mjaftojnë vetëm 26 minuta

Milan dhe Roma po përplasin brirët momentalisht në “Olimpico”, në një sfidë direkte për zonën Champions. Ndeshja ka nisur me verdhekuqtë më kërkues, por ka qenë ekipi i Gatuzos që ka gjetur golin e avantazhit.

Kristof Piatek! Po, është përsëri ai, i cili shënon në debutimin e tij si titullar në Serie A. Pas paraqitjes mbresëlënëse në Kupën e Italisë, ku shënoi dy herë kundër Napolit, tashmë shënon përsëri. Një gol, i gjithi i blerjeve të janarit.

Lukas Paketa, tregohet fenomenal në krah, teksa pasi rikuperon topin, driblon Pelegrinin dhe kroson për Piatek. Ky i fundit, i vjedh kohën mbrojtësve të Romës dhe me një gjakftohtësi prej vrasësi, i jep avantazhin ekipit kuqezi. Goli i 14-të në Serie A për “pistoletën” polake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online