Venger: U detyrova të largohem! Ndeshja e fundit si funeral

Arsen Venger është rikthyer të flasë për ndarjen e tij nga ekipi i Arsenalit pas 22 vitesh në drejtim të “topçinjve”. Në një intervistë për medien franceze “Olympia”, ish-trajneri i famshëm pranoi se vendimi i dorëheqjes kur kishte ende një vit në kontratë ishte gjysmë i detyruar, e thënë ndryshe një shkarkim i maskuar si “dorëheqje”.

Arsen Venger

“Në jetë ka momente ndarjeje. Disa ndarje i zgjedh vetë, të tjerat janë të detyrueshme. Në rastin tim ishte një përzierje e të dyjave. Tifozët kishin nevojë për një ndryshim dhe në sezonin tim të fundit fillova të kisha disa vuajtje në aspektin e shëndetit.

“Mu duk sikur po merrja pjesë në një funeral të klasit të parë. Njerëzit u treguan të jashtëzakonshëm, më treguan mirënjohje. Është një traditë angleze. Nuk u qava ose u preka sepse kam mësuar si ta përmbaj emocionet”.

“Një trajner është dikush që identifikohet me klubin. Ai duhet të sillet sikur do qëndrojë aty përjetë. Duhet të tregojë besnikëri. Çdo vit bëja foto me çdo punonjës te Arsenali, qofshin ata kopshtarë e kuzhinier etj. E shpjegoja këtë me një shprehje: “Çdokush në klub ka vlerë!”, përfundoi Venger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online