Nga sherri te largimi, mesfushori i Milanit shqyrton ofertat

0

Milani është i përqendruar te gara për vendin e katërt në Serinë A  çka do të ishte shpëtimi i sezonit, por ndërkohë krerët e klubit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe projekti i pronarëve të klubit parashikon rinovim dhe largim të lojtarëve rreth të 30-tave.

Një ndër futbollistët që pritet të largohet në verë është mesfushori Lukas Bilia. Arsyeja nuk është sherri me shokun e ekipit Frenk Kesie, por natyrisht ehete thyer diçka dhe ndonëse Bilia nuk pati faj, Milani nuk mund t’i mbajë në ekip të dy sherrxhinjtë. Kesie ka në favor moshën e re, por edhe faktin që për momentin asnjë klub nuk ofron 40 milionë euro e lart.

Agjenti i argjentinasit, Enco Montepaone, po kërkon klub të ri për klientin e vet dhe tashmë del hapur.

“Lukas është mirë, në humor dhe po punon shumë për të gjetur formën më të mirë fizike. Është i përqendruar vetëm te kualifikimi për në Champions League.

“Kesie? Gjithçka është sqaruar. Ka pasur shumë rrëmujë rreth kësaj historie, por janë gjëra që ndodhin. Në ndeshje si derbi, me kaq shumë tension, ka nervozizëm dhe rëndësi ka që gjithçka të sqarohet më pas.

“E ardhmja? Lukas ka në mendje vetëm Milanin dhe dëshiron ta mbyllë sa më mirë sezonin. Javën e ardhshme do flas me klubin, për të kuptuar planet e së ardhmes. Kemi marrë një ofertë të rëndësishme nga një klub i madh francez, nuk e them dot emrin. Ka edhe oferta të tjera, por Lukas dëshiron të vijojë me Milanin.

“Boka Zhuniors? Po, e kërkon, por u kma thënë që të presim fundin e kampionatit dhe më pas shohim. Është hera e dytë në 5 vitet e fundit që Boka kërkon Lukas, por për momentin nuk besoj se mund të kthehet në Argjentinë” .

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.