Kristi Vangjeli ka qenë i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Mbrojtësi i Skënderbeut foli në lidhje me rastin Durmishaj, ku kujtoi se vite më parë ishte gjendur në të njëjtën pozitë, por në ndryshim nga sulmuesi i Panionios, ai i kishte kthyer përgjigje negative ftesës së përfaqësueses helene.
“Është një lojtar që ka treguar nivel të lartë me Panionios gjatë viteve të fundit. Besoj se do ta vazhdoj në një ekip më të madh brenda ose jashtë Greqisë”.
“Mendoj se Durmishaj s’do jetë kurrë në 100% e tij me kombëtaren greke, me kombëtaren shqiptare do jepte shumë më shumë. Mendoj se e shikon si një vlerë më shumë për të dalë në tregun evropian. Besoj se dhe menaxherët i kanë bërë presion duke e çuar në ekipin e Greqisë”.
“Kur kam qenë me ekipin e Arisit dhe pjesë e shpresave të Shqipërisë, kam marrë një ofertë në thonjëza për të përfaqësuar Greqinë në lojërat olimpike “Athinë 2004”. Kam takuar drejtuesit e lartë dhe i dhashë përgjigjeve negative”.
“Vendimi për Durmishajt nuk ka është marrë nga familja, por besoj se faktor kryesor në këtë zgjedhje të Durmishajt ka qenë menaxheri i tij”, tha lojtari i Skënderbeut.
PEZULLIMI I KAMPIONATIT – “Realisht është diçka e mirë që nuk do të luajmë në Kupë dhe kalojmë në gjysmëfinale. Tani duhet të fokusohemi në kampionat, ku na duhen pikë për t’u afruar vendeve të Kupave të Europës. Kemi një ndeshje të vështirë ndaj Kukësit, skuadër shumë e mirë që ka treguar se di të marrë pikë edhe në Korçë”
GJYQI NË CAS – “Unë nuk di asnjë gjë. Unë po ashtu si të gjithë kam lexuar komunikatën në “Facebook” të klubit. Shpresoj që ky proces të ketë një fund të mirë për Skënderbeun dhe të gjithë futbollit shqiptar. E them këtë, pasi Skënderbeu ishte ekipi që ngriti nivelin dhe këtë vit e kemi parë që është ulur cilësia e kampionatit për shkak të uljes së investimit nga klubi jonë”.