Bunjaki: Ja pse Zeneli zgjodhi Kosovën, raste si Durmishaj ka pasur dhe do të ketë

Ish-trajner i Kosovës, Albert Bunjaku, ishte i fituar në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ku foli në lidhje me rastin Fiorin Durmishajt dhe ecurinë e Kosovës në “Nations League”.

RASTI DURMISHAJ – “Sigurisht raste të tilla ka pasur dhe do të ketë. Rasti i Kosovës ka qenë pak më ndryshe, pasi ne u njohëm nga FIFA, pasi një valë nacionalizmi te shumë lojtarë të diasporës. Na erdhën lojtarë si Valon Berisha dhe Bersant Celina që ishin pjesë e Norvegjisë”.

“Në refuzimin e lojtarëve ka shumë faktorë: Agjentët, prindërit, klubi etj. Në Skandinavi lojtarëve u lihet të vendoset vetë. Unë mendoj se nëse një lojtar shkon deri në kombëtaren U21 duhet të ketë një lloj garancie për kombëtaren e parë”.

BISEDA ME ZENELIN – “Kam pasur bisedë me Arbër Zenelin. Kur i dhashë ftesën ai ishte pjesë e Suedisë U21. Zeneli bashkërisht me familjen kishte vendosur që të pranonte secilën kombëtare që do t’i çonte ftesën i pari”.

KOSOVA “Mendoj që Liga e Kombeve, ka qenë një projekt shumë i qëlluar. Kosova nuk është më një kombëtare me lojtarë të rinj. Futbollistë si Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë zhvilluar shumë. Këto kualifikime do t’i shërbejnë Kosovës për t’u përgatitur për fazën finale të “Nations League”, pasi do të ndeshet me ekipe si Bullgaria dhe Mali i Zi, që kanë një lojë të ngjashme me Maqedoninë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online