Romelo Lukaku është në mes të një derbi italian. Sulmuesi është objektiv i Juventusit dhe Interit. Mançester Junajtid nuk e sheh të paprekshëm belgun dhe është i gatshëm ta shesë në këmbim të një oferte serioze. Anglezët bien dakord vetëm për një shifër mbi 80 milionë euro. Inter këtë shumë e përfiton nga shitja e pashmangshme e Mauro Ikardit. Nga ana tjetër Juventusi gëzon financa tepër të shëndosha dhe nuk ka pse ta ketë problem blerjen e Lukakut.
Megjithatë, edhe në Torino pritet të ketë largime. Dibala është emri më i madh, që nuk e ka vendin të sigurtë në “Allianz Stadium”. Lukaku nga ana e tij do e pëlqente një transferim në njërin prej këtyre klubeve. Humbja e balotazhit me Rashford për një vend titullari, pritet të pasohet nga një largim në Itali. Ai do të kishte mundësinë të luante në Champions, diçka që nuk ja ofron Mançesteri.