“Trekuartisti” Marota dhe personaliteti i Ikardit, Spaleti s’i kursen elozhet

0

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, foli para gazetarëve në daljen për shtyp në prag të takimit ndaj skuadrës modeste të Frozinones. Tekniku toskan paralajmëroi të tijtë për të mos nënvlerësuar kundërshtarin, si dhe foli për Xhusepen Marotën, i cili është gjithnjë e më pranë zyrtarizimit si drejtor i ekipit zikaltër.

KUNDËRSHTARI –  “Ndeshja e nesërme s’do të jetë më e lehtë se ndeshjet e tjera. Kemi përpara disa takime shumë të vështira në një kohë shumë të shkurtër dhe është e rëndësishme që ta fillojmë mirë. Kundër një ekipi si Interi, skuadrat kundërshtare motivohen akoma më shumë”.

MAROTA – “ Ai është një ‘trekuartist’. Ai di si të lëvizë midis linjave, di kë duhet e të lidhë dhe më rëndësishmja ai di si të ndërtojë skuadra. Puna që ka bërë te Juventusi s’ka nevojë për koment ”.

DËMTIMET – “Ekipet e mëdha luajnë një numër të madh ndeshjesh e kësisoj dëmtimet janë të pashmangshme. Por jemi të përgatitur për këtë gjë, nuk po përjetojmë asgjë jashtë normales. Kam një skuadër që mund ta përballojë këtë problematikë”.

IKARDI – “Ai është një specialist goli. Gjithmonë ia ka dalë të shpikë diçka nga hiçi dhe këtë e ka bërë në momente vendimtare. E gjitha kjo ndodh falë trimërisë, karakterit dhe personalitet që ai ka. Potenciali i tij është i pafundmë”, përfundoi trajneri i Interit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.