Solskjaer i përvishet sulmuesit, kontrata e re e ka bërë dembel

0

Barazimi i Mançester Junajtid me Çelsin nuk ka kaluar pa tension në dhomat e zhveshjes së “djajve të kuq”.

Sipas “Daily Mail”, trajneri Ole Gunar Solskjaer i është “përveshur” sulmuesit francez Antoni Marsial, i cili ka qenë një ndër lojtarët më zhgënjyes tek “gjiganti” anglez në këto javët e fundit.

Forma e dobët e francezit mbështet edhe nga statistikat ku ai është ndër  lojtarët që vrapojnë më pak te “djajtë  e kuq” duke regjistruar një mesatare prej 8.45 kilometrash të përshkruara në 90 minuta.

Në mënyrë ironike kjo sjellje e lojtarit vjen fill pas nënshkrimit të një kontrate të re afatgjatë nga e cila 23-vjeçari është kthyer në një ndër lojtarët më të paguar në ekip me një pagë 11 milionë paundësh në sezon.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.