Tetë vite pa BBC për Juventusin, Kaseres kërkon rekordin!

Juventusi pret Parmën sonte në mbrëmje dhe djemtë e Alegrit do të bëjnë maksimumin për t’u rikthyer te fitorja. Humbja e thellë kundër Atalantës nuk është pritur mirë nga tifozët dhe bardhezinjtë e dinë që mënyra më e mirë për të lënë pas krahëve eliminimin në Kupën e Italisë është sigurimi i tre pikëve përballë ekipit emilian.

Alegri ka probleme të shumta në mbrojtje, pasi mungojnë Barzalji, Bonuçi dhe Kielini. Kapiteni ishte i fundit që u dëmtua, ndërsa bardhezinjtë do të luajnë për herë të parë pa treshen BBC që nga viti 2011!

Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të formohet nga Rugani dhe Kaseres. Uruguaiani është gati të nisë aventurën e tretë me Juventusin. Në dy “debutimet” e para ai ka shënuar gjithmonë dhe sot do të provojë të ndalojë Zhervinjon dhe të gjejë rrjetën për të tretën herë.

Nga ana tjetër është rikthyer Mario Manxhukiç, i cili ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është gati të rikthehet në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online