Bare fiton zemrat e të gjithë, “MVP” dhe shumë… modesti

0

Keidi Bare vazhdon të luajë titullar me Malagën dhe të jetë i rëndësishëm për skuadrën e tij. Një ditë më parë ai dha asist në takimin kundër Almeiras. Krosimi i tij në minutën e 12-të u kthye në gol nga Adian Gonzales.

Fatkeqësisht skuadra e fierake mori vetëm një pikë, pasi miqtë arritën të barazonin në minutat shtesë. Bare është përzgjedhur lojtari i ndeshjes dhe për faqen zyrtare të klubit ka dhënë një prononcim të shkurtër në lidhje me ndeshjen dhe formën e tij sportive.

“Na vjen keq për ndeshjen. E kishim çdo gjë të qartë dhe nën kontroll, por ata na barazuan në fund. Gjithsesi, kështu është futbolli. Shpresoj që ekipi të vazhdojë kështu. Në futboll ndodh gjithçka dhe na vjen keq që pësuam një gol të tillë”, shprehet Bare.

Në lidhje objektivat dhe aspektin personal, mesfushori shtoi: “Siç kam thënë gjithmonë, duhet të shohim ndeshje pas ndeshje. Nëse fitojmë javën e ardhshme, rezultati i ndeshjes së mbrëmshme do të harrohet. Fillimisht duhet të stërvitemi mirë, pastaj të shohim ndeshjen. Unë punoj për ekipin, pasi dua që ekipi im të fitojë dhe dua që shokët e mi të skuadrës të ndihen mirë në fushë. Ata, gjithashtu më ndihmojnë shumë”.

MVP | Keidi Bare

? El centrocampista filial Keidi Bare fue elegido por la afición como #MVPMASKOM del #MálagaAlmería? #VamosKeidi ? #McfVP ?

Gepostet von Málaga CF am Samstag, 2. Februar 2019

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.