Gatuzo: Njerëzit “shqyejnë” Ançelotin, e jo më mua! Paketa “sfungjer”, Bakajoko e ardhmja

Fitorja përballë Napolit në Kupën e Italisë ka rritur entuziazmin në kampin milanist, ndërsa blerjet e reja janë përshtatur shpejt me ekipin. Paketa është një lojtar plot kualitet dhe po e tregon diçka të tillë, ndërsa Kristof Piatek po i bën të ëndërrojnë tifozët e “Djallit”.

Gara për një vend në Champions është e ashpër dhe Milani do të luajë nesër kundër Romës në “Olimpico”. Verdhekuqtë ndodhen në një moment shumë të vështirë, por Xhenaro Gatuzo nuk i zë besë ekipit të Di Françeskos. Ata mbeten të rrezikshëm dhe kuqezinjtë duhen të zhvillojnë një ndeshje të madhe.

Trajneri i Milanit kërkoi një mesfushor krahu në merkato, megjithatë ai është i lumtur për afrimet e bëra. Gatuzo vlerëson dyshen Paketa-Piatek, ndërsa mesfushorin Bakajoko e cilëson thelbësor për ekipin e tij.

KUNDËRSHTARI – “Roma nuk po kalon një formë të mirë, por ata mbeten një ekip shumë i fortë. Ata janë të frikshëm në sulm dhe shënojnë shumë gola nga goditjet standarde, kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata kanë lojtarë të talentuar dhe një trajner që po bën mirë prej vitesh. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm për këtë përballje. Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Roma ka lojtarë të mëdhenj në letër dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë fakt. Duhet të jemi gati, sepse nuk është asnjëherë e lehtë të luash kundër Romës, pavarësisht se ata po vuajnë në këto momente.”

ZANIOLO – “E kam stërvitur për disa muaj dhe është një lojtar me shumë cilësi. Për momentin, ai është një nga talentët më premtues të futbollit italian, por është e rëndësishme të ecë në rrugën e duhur.”

MILANI – “Para ndeshjes me Frozinonen thashë që në pranverë duhet të jemi në garë për një vend në Champions, sepse diçka e tillë nuk ndodh që prej 7-8 vitesh. Duhet të vazhdojmë me këtë përulësi dhe të mendojmë për të mirën e ekipit. Nëse dikush është trishtuar për faktin që nuk po luan, ai duhet të mendojë në fillim për ekipin dhe pastaj për veten e tij.”

KRITIKAT – “E di mirë që mjafton ndonjë rezultat negativ dhe njerëzit do të fillojnë të më quajnë përsëri të paaftë. Imagjinoni që njerëzit janë gati të “shqyejnë” dhe një emër si Karlo Ançeloti… Nuk kam nevojë për komplimentet e tyre, unë thjeshtë fokusohem te puna ime me ekipin. Për momentin ndodhemi në një moment të mirë fizik, kemi shumë entuziazëm dhe duam të vazhdojmë në këtë mënyrë.”

MERKATO – “Jemi përforcuar në merkato, por mos të harrojmë dhe Biljan e Kaldarën, të cilët janë gati për t’u rikthyer.”

PIATEK – “Ekziston një organizim i veçantë kur je pjesë e një ekipi. Megjithatë, disa sulmues duhet t’i lejosh të ndjekin instinktet e tyre. Organizimi është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për të bërë presing dhe për të mbrojtur, por ne mund t’i japim më liri lojtarëve të caktuar. Piatek nuk është një surprizë, pasi ka luajtur 5 muaj me Xhenoan, aty ku ka shënuar në pothuajse çdo goditje në portë.”

PAKETA – “Paketa është një surprizë për shkak se ai është gati të hyjë në futbollin europian. E thith informacionin si sfungjer, është shumë kurioz për taktikat dhe dëshiron të jetë i informuar për gjithçka. Ai nuk është një lojtar tipik brazilian.”

PIATEK DHE KUTRONE SË BASHKU NË SULM – “Duhet të shikoni karakteristikat e lojtarëve. Mendoj se mund të luajnë së bashku, por më pas duhet të vendosim nëse duam tre mesfushë në qendër dhe sa punë do duhet për të mbuluar boshllëqet nëse luajmë me dy. Nuk është se nuk më pëlqen të luaj me dy sulmues së bashku. Momentalisht duhet të marr në konsideratë se çfarë është më funksionale për skuadrën. Jam i mërzitur ta lë Kutronen në stol për disa ndeshje, por më duhet të mendoj si të marr më të mirën nga skuadra tani.”

BAKAJOKO – “Në këtë moment nuk mund të bëjmë pa Bakajokon. Nëse kemi mundësi ta mbajmë, absolutisht duhet ta bëjmë diçka të tillë. Gjithsesi nuk varet nga unë. Gjithçka unë di është se ai mund të bëhet një lojtar themelor në të ardhmen e Milanit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online