Tërbuni tregon “dhëmbët” ndaj Burrelit, Pogradeci e nis me “tris”

Tërbuni po konfirmon nga java në javë se do të jetë favoriti kryesor për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, pasi këtë herë ka mundur edhe Burrelin. Pukjanët u ndeshën sot në një miqësore me skuadrën e drejtuar nga Elvis Plori dhe triumfuan me rezultatin e pastër 2-0.

Të dy golat e kësaj ndeshjeje u shënuan nga mesfushori Saliaj, i cili është edhe lideri i ekipit të Oltijon Kërnajës. Më parë ai i ka shënuar edhe Ilirisë, në një ndeshje që u mbyll në barazim 1-1. Tërbuni më parë ka zhvilluar miqësore me Erzenin (ka fituar 4-3) dhe Vorën (ka humbur 3-1), ndërkohë që e radhës është programuar të shtunën një takim tjetër kundër Dinamos.

Në shkurt rinis kampionati dhe Tërbuni i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ka bërë përforcime cilësore për të mos e lëshuar kreun e grupit A në Kategorinë e Dytë.

Në Pogradec është zhvilluar një tjetër takim miqësor, madje për liqenorët ishte i pari. Maliqi i Kategorisë së Dytë ishte kundërshtari dhe skuadra e Fetollarit ka fituar me rezultatin 3-1. Lame, Shkaluku dhe Saliaj ishin ata që arritën të realizonin për Pogradecin.

MIQËSORE – E mërkurë,  më 23 janar
TËRBUNI-BURRELI 2-0
Shënues:
Saliaj (2)

POGRADECI 3-1 MALIQI
Shënues:
Lame, Shkulaku, Ivani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online