Galjardini out, Interi gjen regjisorin e mesfushës

Merkato e janarit po vjen drejt fundit dhe ekipët kanë nisur të lëvizin akoma më shumë. Tek Interi, Bepe Marota dhe Auzilio, duket se kanë nisur të luajnë kartat e tyre dhe janë pranë transferimit të Adrien Silvës, mesfushorit të Leister Sitit.

Portugezi, kaloi nga Sportingu i Lisbonës drejt Leisterit, për plot 24.5 milionë euro, por këtë sezon ka vetëm dy paraqitje në Premier Ligë, në total 88 minuta. Largimi duket i pashmangshëm për 29-vjeçarin dhe Interi duket në “pole” për ta marrë në radhët e tyre.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Marota dhe Auzilio kanë hyrë në bisedime me drejtuesit anglez për kalimin e Adrien Silvës në “San Siro”. Ndërkohë, Roberto Galjardini duket se do të jetë i sakrifikuari, i cili me shumë mundësi pritet të kalojë te Fiorentina në huazim, pasi mund të ketë më shumë hapësira me ekipin vjollcë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online