Arrihet akordi, “gjiganti” europian jep 45 milionë euro për mesfushorin e Zenitit

Përforcimi i mesfushës është kthyer në një objektiv parësor për drejtuesit e PSG-së. Emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë, por zgjedhja përfundimtare ka ardhur nga kampionati rus.

Bëhet fjalë për argjentinasin e Zenitit, Leandro Paredes. Ditën e sotme media ruse “sport24”, ka raportuar se është arritur akordi mes palëve pêr transferimin e Paredes në Francë për 45 milionë euro, shumë kjo rekord për një lojtar të kampionatit rus.

Futbollisti 24-vjeçar në të shkuarën ka qenë pjesë e Romës, Empolit dhe Boka Zhuniors, por në Rusi pati një rritje të admirueshme të formës dhe tani është titullar të padiskutueshëm të kombëtares argjentinase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online