“Telenovela” De Ligt, Ajaksi po mendon veprimin drastik

Duket sikur nga momenti në moment do të vijë akordi zyrtar, por gara për shërbimet e Matijs De Ligt vazhdon të jetë e ashpër deri në fund. Askush nuk toleron dhe të gjithë po luftojnë për të realizuar objektivin kryesor.

Juventusi mbetet në avantazh pasi është ekipi i preferuar i mbrojtësit 19-vjeçar, por problemi quhet Ajaks. Sipas lajmeve që raporton “Marca”, klubi holandez është acaruar për faktin që bardhezinjtë kanë arritur akordin me lojtarin (12 milionë euro në sezon rroga) pa i lajmëruar më parë ata.

“Zonja e vjetër” ka arritur të ofrojë deri në 65 milionë euro në total për kapitenin e Ajaksit, ndërsa Barcelona dhe PSG kanë bërë oferta më të larta. “Harkëtarët” janë lodhur nga kjo situatë dhe po mendojnë një skenar tjetër.

Ajaksi zbret të hënën në fushë për nisjen e përgatitjeve të sezonit të ri dhe drejtuesit e klubit mund të thërrasin edhe De Ligt, duke vendosur ta mbajnë në ekip. Për momentin, derisa oferta për shërbimet e tij të rritet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online