Mbrëmjen e sotme do të nisë java e tretë e ndeshjeve të luajtura në grupet e “UEFA Champions League”. Pikërisht ndeshjet e treta dhe të katërta në grupe gjithmonë kanë vendosur shumë, për sa i përket ekipeve që do të kalojnë më tej dhe atyre që do të shkojnë në Europa Ligë apo dhe do të eliminohen.
Ekipet në përgjithësi janë munduar që mos të ndryshojnë fytyrën e tyre në dy ndeshjet e para dhe shumë lojtarë kanë ngelur akoma pa u aktivizuar, ose janë aktivizuar jashtëzakonisht shumë pak. E përditshmja spanjolle “Marca” ka bërë formacionin e lojtarëve që janë aktivizuar shumë pak ose aspak deri tani në këtë Champions.
Një formacion ku spikasin emra si Kurtua, Keita Balde, Gelson Martins apo dhe finalisti i vjetshëm Dejan Lovren. Gjithashtu Vidal, Draksler apo Kaliniç e Mahrez janë pjesë e këtij formacioni.