Shtohen hallet për Realin, shkarkimi i Lopeteguit sjell “tërmet” financiar

Verën e këtij viti bëri një bujë të madhe në Spanjë, emërimi i Hulen Lopeteguit në kryë të Realit të Madridit, vetëm disa ditë përpara fillimit të Kupës së Botës, ku trajneri spanjoll ishte në krye të kombëtares spanjolle. Duke u nisur nga ky fakt, kreu i federatës spanjolle e shkarkoi nga kombëtarja Lopeteguin dhe tekniku bask u vu menjëherë në krye të Realit.

Kur kanë kaluar diçka më shumë se katër muaj nga emërimi i Lopeteguit si trajner i Real, llogaritë dhe rezultatet nuk janë ato që priteshin, madje janë shumë larg pritshmërive dhe shkarkimi i trajnerit duket shumë pranë. Lopetegui zëvendësoi Zinedin Zidan, i cili arriti suksese të shumta me madrilenët, ku fitoi plot tre herë radhazi Championsin.

Pas largimit të Zidan, Florentino Perez provoi të bindte shumë trajnerë të tjerë përpara se të arrinte marrëveshjen me Lopeteguin, teksa më parë pati kontakte me Poçetinon, Alegrin apo dhe me Jurgen Klop e Joakim Lëv. Gjithsesi, tashmë kur gjërat duken keq për Realin dhe Lopeteguin, shkarkimi i teknikut spanjoll duket se do t’i shkaktojë mjaft dëme dhe në anën financiare madrilenëve.

Lopetegui ka një rrogë vjetore që shkon deri në 6 milionë euro, dyfishi i rrogës që merrte te Spanja. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2021 dhe Reali në rast shkarkimi duhet ti paguajë teknikut plot 18 milionë euro në llogarinë e tij. Përveç ecurisë dhe rezultateve negative, Reali tashmë duhet të mendojë edhe për një zgjidhje për sa i përket trajnerit të saj aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online