Të gjithë pas Ynder, tani Roma i vë edhe çmimin

Xhengiz Ynder ka rreshtuar në dyert e Romës katër klube “big” që duan shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese. Bajerni i Mynihut dhe Arsenali prej kohësh ishin vënë në ndjekje të 21-vjeçarit, por tanimë lista e klubeve që e duan është më e gjatë.

Së fundmi interesim për ynder kanë shfaqur edhe Barcelona me Mançester Siti. Gjërat janë serioze dhe sipas “Corriere dello Sport” Roma tashmë duket se i kanë vënë edhe një çmim: 50 milionë euro. Në verë largimi i futbollistit turk duket i pashmangshëm.

Momentalisht te Roma ai merr më pak se 1 milion euro dhe palët në fakt kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës. Menaxheri Fali Ramadani është në gjendje ta “rehatojë” klientin e tij dhe po shqyrton të gjitha opsionet.

Rinovimi i kontratës me Romën kishte ngecur te klauzola e largimit. Ynder nuk dëshiron që në kontratë të përfshihet një vlerë që klubet e tjera të mos e paguajnë dot. Minimalisht 50 milionë kërkojnë verdhekuqtë të jetë klauzola për 21-vjeçarin. Vera pritet të sjellë të reja për Ynder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online