Trashi “përçan” tifozët, gjoba e pashmangshme

Lorenc Trashi është kthyer në një çështje te Partizanit. Në fakt duket një histori e çuditshme, duke parë se sa u reklamuan paraqitjet e tij në të majtë të mbrojtjes. Shumëkush mendon se meriton një vend në kombëtare, ndërkohë që klubi i kuq e shpërbleu me kontratë të re deri në vitin 2020.

Gjithsesi nuk ishte e thënë që gjërat të merrnin vetëm për mirë. Një kalim në të djathtë të mesfushës e acaroi Trashin,  i cili pas ndeshjes me Luftëtarin iu drejtua dhomave të zhveshjes i nervozuar. Kjo nuk u prit mirë nga drejtuesit e klubit.

Jo vetëm kaq, por Trashi nuk ka dalë as me ekipin B në stërvitje. Nisur nga kjo situatë, gjoba është e pashmangshme për futbollistin e Partizanit. Ndërkohë kjo situatë e krijuar nuk ka lënë jashtë as tifozët.

Opinionet e tyre janë të ndryshme. Një pjesë mendojnë se Trashi duhet falur dhe kthyer në ekip, pasi kanë një ndeshje të vështirë të hënën me Skënderbeun. Të tjerë janë të mendimit se nuk ka asnjë mbi klubin dhe lojtari duhet të marrë një mësim që të shërbejë si mesazh edhe për të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online