Taipi: Fati “armiku” ynë, koha të mundim Tiranën!

Mesfushori i Skënderbeut, Shqiprim Taipi, ka folur për mikrofonin e “RTSH Sport” për shkaqet e humbjes me Flamurtarin dhe përballjes e së premtes kundër Tiranës. Lojtari i ardhur në merkaton e janarit, i cili sot feston edhe 22-vjetorin e lindjes, thekson se në Vlorë u mungoi fati.

“Mund të them se e gjithë skuadra nuk ishte në 100%, prandaj nuk morëm dot tre pikët. Pasim fituam me Laçin menduam se do ta kishim më lehtë, por fati nuk ishte me ne në atë ndeshje”, u shpreh fillimisht mesfushori.

Më tej ai shtoi: “Të gjithë e dimë se kampionati është shumë i gjatë. Ne si futbollistë jemi profesionistë dhe pas çdo ndeshje marrim mësime”. Në fund fokusin e mori Tirana, kundërshtari i së premtes për Skënderbeun.

“Ne kemi respekt për të gjithë ekipet, por mendoj se tani është koha që të fitojmë. Shpresoj që të japim maksimumin për tifozët që do të vijnë të na shikojnë. Vijmë nga një humbje, por shpresoj që me Tiranën të fitojmë e gjithçka të bëhet mirë”, përfundoi mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online