Solskjaer zbulon sekretin e fitores: Ja si e “paralizuam” Çelsin

Dy golat e Herrerës dhe Pogbasë i dhuruan fitoren Mançester Junajtid përballë Çelsit në FA Cup. Suksesi kaloi “Djajtë e Kuq” në çerekfinale, aty ku do të përballen me ekipin e Ulvërhemptonit.

Ole Gunar Solskjaer ka zbuluar mënyrën se si bllokoi lojën e ekipit të Sarrit në prononcim e dhënë për “The Mirror” dhe tregon njeriun kyç të fitores së mbrëmshme. Ai ishte Huan Mata, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe dhe “paralizoi” nisjen e aksioneve të Çelsit.

Ka disa mënyra për të ndaluar kundërshtarin. Ata kanë aq shumë lojtarë të mirë, ndërsa ne iu përgjigjem me Huan Matën. Spanjolli bëri një punë fantastike mes dy mbrojtësve qendrorë dhe Zhorzhinjos. U lironte pa probleme nga markimi dhe bllokonte David Luizin. Të njëjtën gjë bënte dhe me Zhorzhinjon, kur braziliani ishte gati për të nisur aksionin. Ritmi i tij ishte fenomenal dhe nuk hezitonte t’i bënte presing as Rudigerit”, përfundon trajneri i Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online