Spektakël festash, Liverpuli magjeps dhe prodhon ëndrra

0

Është një Liverpul magjik, si për festa: skuadra e drejtuar nga Jyrgen Klop nuk pyet për askënd, heq qafe edhe Njukasllin e Rafa Benitez duke fituar 4-0 dhe fluturon drejt titullit.

Është ende herët, tepër herët, por nëse Mançester Siti është në humor për të bërë dhurata, nuk ka arsye pse The Reds të mos festojnë.

Sot në Anfield ishte një spektakël i vërtetë, sepse që në minutën e 11-të Lovren shënoi nga distancë e afërt në zonë dhe më pas nuk kishte reagim nga miqtë.

Sapo nisi pjesa e dytë Salah shënoi nga pika e bardhë dhe më pas lajmet nga Lesteri ishin mrekulli, sepse erdhi përmbysja që tashmë ndryshon bujshëm Premier Ligën.

Shaqiri e Fabinjo në fundin e takimit merrnin pjesë në festë dhe tashmë Liverpuli e sheh veten 6 pikë mbi Totenhemin e 7 mbi Mançester Sitin!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.