Spaleti: Ky është Interi i vërtetë, nuk flas më për Ikardin

0

Trajner i Interit, Luçiano Spaleti, ka folur për “Sky Sports” pas fitores së ekipit të tij ndaj SPAL. Tekniku toskan thuri elozhe për lojtarët e tij, ndërsa shmangu fjalët për Mauro Ikardin, duke theksuar se skuadra e tij ka nevojë për të qenë e bashkuar në këto momente.

“Treguam sa cilësi kemi. Këtë paraqitje duhet të bëjmë gjithmonë. E treguam këtë gjë edhe në ndeshjen kundër Frankfurtit. Në fillim na kapën pak emocionet, por është diçka që ndodh. Gjithsesi duhet të tregohem i kujdesshëm me fjalët, nuk po them se ekipi u frikësua thjeshtë po tregoheshim më të kujdesshëm se ç’duhej. Jemi Interi dhe gjithmonë përpiqemi të fitojmë”.

“Ishte një ndeshje delikate, por goli i ndryshoi fytyrën ekipit. Për shembull, pas golit Galjardini, Dalbert dhe Zhoao Mario u shndërruan në lojtarë krejtësisht të ndryshëm. Të gjithë treguan se çfarë janë të aftë të bëjnë, nuk mund të lë pa përmendur dhe paraqitjen e mirë të Lautaro Martinez”.

Ikardi: “Nuk do të flas për të, pasi çdo gjë që unë them interpretohet keq. Duhet të jemi të bashkuar, vetëm kjo ka rëndësi”, përfundoi Spaleti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.