Solskjaer: Mesi tjetër nivel, ai bëri diferencën

Ole Gunar Solskjaer nuk i kurseu lëvdatat për Lionel Mesin dhe klubin e Barcelonës në përfundim të takimit të sotëm, ku “djajtë e kuq” u mundën me rezultatin 3 – 0.

Trajneri norvegjez tha se Barcelona është një klub disa nivele më lart se Junajtid, ndërsa vëmendja tani fokusohet e gjitha te kampionati ku vendi i katërt është një objektiv i vështirë për t’u realizuar.

“Më duhet të them se Mesi është maja e futbollit dhe sigurisht që ai bëri diferencën. Kur rezultati shkoi 2 – 0 gjithçka mori fund. Ai është i një niveli tjetër. Ai dhe Ronaldo janë lojtarët më të mirë të dekadës së fundit dhe këtë, të gjithë bien dakord për këtë gjë. Mesi sot tregoi kualitetin e tij.

“Na duhet të aspirojmë që të shkojmë në nivelin e Barcelonës. Mund ta arrijmë këtë, por kemi shumë punë për të bërë që ta rikthejmë Mançester Junajtid aty ku e meriton. Ata ishin disa nivele mbi ne në të dyja ndeshjet. Duam që të luajmë sërish në Champions vitin tjetër, kështu që duhet të përveshim mëngët këto javë në kampionat”, tha Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online