Shumë i shtrenjtë, Napoli tërhiqet nga gara për “rivalin” e Hysajt

Napoli është tërhequr nga operacioni për të sjellë në “San Paolo” Kieran Tripier. Anglezi ishte shënjestra e presidentit De Laurentis, por gjithçka ka stopuar pas kërkesave të larta të Totenhemit. 40 milionë paundë është shifra që “Spurs” duan për të lënë të lirë mbrojtësin e djathtë.

Napoli nga ana e tij nuk e sheh të arsyeshme të shpenzojë aq shumë për një lojtar 28-vjeçar. Sigurisht Tripier është në kulmin e karrierës së tij, por nuk do të vazhdojë për shumë sezone kështu. Presidenti De Laurentis dëshiron një lojtar, që premton për të ardhmen dhe nuk ka një çmim aq të kripur.

Deri para pak ditësh Kieran ishte shumë pranë zbarkimit në Itali. Gruaja e tij kishte ardhur të shikojë për një shtëpi në Napoli. Megjithatë, anglezit do i duhet të kërkojë për një ekip tjetër për t’u transferuar, ose do zgjedhë të qëndrojë. Ai nuk është thirrur në kombëtare nga trajneri Garet Sauthgejt, i cili ka preferuar Aleksander-Arnold dhe Kajli Uoker në krahun e djathtë të difensivës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *