“Të njëjtën gjë the dhe për Ronaldon”, në Spanjë zbulojnë debatin Ramos-Perez

Ambienti i Realit të Madridit është trazuar shumë së fundmi, teksa lajmi që Serxhio Ramos ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu” ka marrë dhenë.

“Marca” ka raportuar se drejtuesit madrilenë kanë vendosur të veprojnë njësoj si me çështjen Ronaldo, ku në rast se vjen një ofertë e kënaqshme do ta lenë mbrojtësin të largohet. Ndërkohë, “Cardena Ser” shkon edhe më tej, teksa zbulon një pjesë të debatit të Ramos me presidentin Perez.

Gjithashtu edhe “El Larguero” e ka konfirmuar diçka të tillë, ku thuhet se presidenti Florentino Perez i është drejtuar Ramos me fjalët: “Si e mendon se do të ikësh me parametra zero? Nëse ti largohesh më duhet të blej një mbrojtës të kalibrit të lartë, që do të më kushtojë jo pak…”

Nga ana tjetër, kapiteni i madrilenëve nuk është kursyer aspak dhe i është drejtuar presidentit: “Të njëjtën gjë the dhe për Ronaldon, që do të merrje një zëvendësues. Nuk e bërë diçka të tillë dhe e paguam rëndë çmimin…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online