Shtohen makthet në Paris, dëmtohet edhe ylli i dytë i sulmit

Sikur të mos mjaftonte dëmtimi yllit brazilian Nejmar, te PSG-ja tani i duhet të bëjnë llogaritë pa një tjetër lojtar kyç. Bëhet fjalë për sulmuesin uruguaian Edinson Kavani, i cili u pa duke çaluar gjatë ndeshjes ndaj Bordosë, ku u zëvendësua menjëherë sapo mbaroi pjesa e parë.

Në rast se 31-vjeçari nuk ia del të rikuperohet në kohë për takimin e ditës së martë ndaj Mançester Junajtid, trajneri i PSG-së Tomas Tuhel s’do të ketë zgjidhje tjetër përveç se t’ia besojë rolin e sulmuesit qendror talentit francez Kilian Mbape.

Në Mungesë të Nejmar dhe Kavani, treshja e sulmit të PSG-së do të plotësohet nga Angel Di Maria dhe gjermani Julian Drakler. Ndërkohë, te “djajtë e kuq” dëmtimet janë shumë të pakta, pasi të vetmit lojtar të padisponueshëm për Ole Gunar Solskjaer do të jenë mbrojtësit Darmian e Valencia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online