Shkumbini e pëson rëndë, Besa sërish pa tifozë

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka martë vendimet e radhës, teksa spikat dënimi i Besës dhe Shkumbinit. E pëson edhe Tomori, që ka humbur për dy ndeshje kapitenin Elvis Çaço. Bien në sy dënime të shumta të ekipeve të moshave, teksa në vijim do jenë disa ekipet që do luajnë pa tifozë.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS – KF “Besa”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (dyqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

Lojtari i KF “Tomori” Ervis Çaço, për shkelje të kodit të etikës duke përdorur shprehje fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve të FSHF-së, në bazë të Nenit 10, 41,44/3 të Statutit të FSHF si dhe Nenit 72,76/1/c te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Detyrohet KF “Tomori” të shlyej dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Besa”.

Lojtari i KF “Shkumbini”, Alban Byzhyti, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Albpetrol”, Edison Kapo, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Shkumbini”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, hyrjen në fushën e lojës të personave të pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushe asnjanëse pa spektatorë.

KF “Shkëndija Tr” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

KF “Iliria” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

Zyrtari i “Football Republic” U-19, Nikolin Coclli, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i “Football Republic” U-19, Lisander Zhupa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Teuta” U-17, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos marrje të masave organizative, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF “Oriku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Apollonia” U-17,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

Lojtari i KF “Shkëndija ” U-17/b , Ticjano Skodra , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Olimpiku Durrës” U-17,Arjel Taullaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Akademia” U-19, Xhoi Hajdëraj, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së KF “Orikumi” U-19, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit KF “Shkëndija Tr“ U-19, Brokli Ceka, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit KF “Vlora“ U-19, Ardi Koço, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online