VIDEO | I “pandreqshmi” Murinjo: “Nuk më pëlqen pyetja jote! Të isha si presidenti i Valencias, nuk merresha me futboll”

0

Zhoze Murinjo njihet nga të gjithë për karakterin e tij, i cili shpesh herë bëhet subjekt i medieve edhe pa qenë nevojë. Më shumë se konferenca e tij për shtyp ka tërhequr vëmendje një përgjigje e tij jo normale sesa vetë tematika që ai diskuton.

“Nuk më pëlqen pyetja jote, nuk më pëlqen drejtimi ku synon ta çosh diskutimin”, i është kthyer një prej gazetarëve që ndodheshin në sallë, në prag të ndeshjes me Valencian. Pyetja ishte nëse Murinjo mendonte se nuk ka arritur të marrë maksimumin nga Pol Pogba. Nëse portugezi nuk donte të përgjigjej është tjetër diskutim, por ishte mjaft e veçantë mënyra se si preferoi që t’i jepte zgjidhje “hallit” që kishte.

Video ka bërë xhiron e botës dhe është një ndër më të komentuarat, por tashmë është bërë normale, duke ditur se Murinjo herë pas here dhuron spektakël para gazetarëve. Kujtojmë që pak kohë më parë bëri një konferencë në orën 9 të mëngjesit dhe përgjigjet e tij nuk zgjatnin më shumë se 1 ose 2 fjali.

Ndërkaq, Murinjo lëshoi një batutë edhe për pronarin e Valencias, Peter Lim, por këtë të fundit e ka mik: “Nuk e kuptoj pse qëndron në futboll. Të isha në vend të tij, do shijoja jetën me aq para sa ka”. Jo se Murinjo është i varfër, të kuptohemi…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.