Shkarkimi i radhës? Kompanitë e basteve “zgjedhin” Murinjon

Rezultate të dobëta, zënka me lojtarët, përplasje me drejtuesit dhe lojë e mërzitshme. Kaq mjafton për të përshkruar punën e Zhoze Murinjos te Mançester Junajtid gjatë dy muajve të fundit. Pozitat e trajnerit portugez, nuk janë më të palëkundura dhe këtë e konfirmojnë dhe koeficientet  e kompanive të basteve në Angli.

Murinjo është trajneri me koeficientin më të vogël, për të qenë tekniku i tretë që shkarkohet në këtë sezon të Premier Ligës, pas Slavisa Jokanoviç (Fulhem) dhe të Mark Hjuxhs, ky i fundit u shkarkua sot nga Sauthempton.

Shkarkimi i trajnerit portugez vlerësohet me koeficientin 2.25, në ndjekje të Murinjos është bashkëkombësi i tij Nuno Espirito Santos, shkarkimi i të cilit ka koeficientin 5, ndërsa “podiumin” e plotëson një njohje e vjetër e Murinjos, si Rafa Benitez i Njukasëll, shkarkimi i këtij të fundit ka koeficientin 7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online