Rezultate të dobëta, zënka me lojtarët, përplasje me drejtuesit dhe lojë e mërzitshme. Kaq mjafton për të përshkruar punën e Zhoze Murinjos te Mançester Junajtid gjatë dy muajve të fundit. Pozitat e trajnerit portugez, nuk janë më të palëkundura dhe këtë e konfirmojnë dhe koeficientet e kompanive të basteve në Angli.
Murinjo është trajneri me koeficientin më të vogël, për të qenë tekniku i tretë që shkarkohet në këtë sezon të Premier Ligës, pas Slavisa Jokanoviç (Fulhem) dhe të Mark Hjuxhs, ky i fundit u shkarkua sot nga Sauthempton.
Shkarkimi i trajnerit portugez vlerësohet me koeficientin 2.25, në ndjekje të Murinjos është bashkëkombësi i tij Nuno Espirito Santos, shkarkimi i të cilit ka koeficientin 5, ndërsa “podiumin” e plotëson një njohje e vjetër e Murinjos, si Rafa Benitez i Njukasëll, shkarkimi i këtij të fundit ka koeficientin 7.