Shabani “out”, Niko Kovaç lë jashtë liste talentin shqiptar

Meritan Shabani nuk është përzgjedhur në listën e bërë publike nga Bajerni i Mynihut për turin parapërgatitor që kampionët e Gjermanisë zhvillojnë në mënyrë të përvitshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitin e kaluar Niko Kovaç e përzgjodhi të riun me origjinë shqiptare në listën e të grumbulluarve për këtë fazë përgatitore, duke i dhënë mundësinë të marrë minuta në disa ndeshje miqësore ndaj ekipeve si PSG, Juventus dhe Mançester Siti. Tani karriera e 20-vjeçarit ndodhet tashmë në një udhëkryq, pasi është e qartë që hapësirat te Bajerni për të janë inekzistente.

Shumë ndër ish-kolegët e tij te skuadra rezervë dhe ajo U19 e Bajernit janë huazuar te ekipe modeste te Bundesligës së parë ose të dytë, ndoshta të njëjtin fat do të ketë dhe i riu shqiptar. Një opsion tjetër është i aktivizimit te skuadra rezervë. Ekipi B i Bajernit siguroi ngjitjen në Bundesligën e tretë, kategori kjo që është tërësisht profesioniste në ndryshim nga Regionalliga. Shabani luajti rol kyç në këtë sukses duke qenë titullar në 26 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online