“Sarri te Juventusi? E keni harruar gishtin e mesit?”

Mauricio Sarri është një kanditaturë potenciale për t’u ngjitur në stolin e Juventusit. Por jo të gjithë janë pro kësaj ideje. Ai është një ish-napolitan dhe kjo nuk është aspak diçka normale në Torino. Sarri ka një të kaluar si armik në “Allianz Stadium”. Xhovani Koboli është një nga ata që nuk do e pëlqente aspak një njeri si ai në krye të stolit të “Zonjës”.

Ish-presidenti i Juventusit kujton një episod të papranueshëm mes trajnerit italian dhe tifozëve, ku ai i drejtoi gishtin e mesit ultrasve bardhezi. Sipas tij, ky gjest e bën të padëshirueshme figurën e teknikut të Çelsit në Torino. Koboli e di se Sarrin e ka marrë malli për fshatin e tij, por shprehet se nuk beson se Anjeli nuk do e bënte gabimin e rikthimit të tij.

“E di që Sarrin e ka marrë malli për të parë nënën, babanë dhe fshatin e tij, por si tifoz do të isha i zhgënjyer ta shihja te Juventusi. Atë gisht që trajneri i Çelsit e nxorri ndaj tifozëve është e vështirë ta kthejë në vend.”

“Ai është një trajner i madh, por nga pikëpamja e komunikimit ka gjëra që nuk më pëlqejnë. Ka pasur një ndjenjë dashakeqe ndaj Juves. Atyre i duhet një trajner, që të jetë në gjëndje të sjellë Championsin. Nuk mendoj se Anjeli do të zgjedhë Sarrin”, u shpreh ish presidenti bardhezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *