Interi aktiv në merkato, ka ofertën gati dhe për Xhakën

Granit Xhaka mund të vazhdojë karrierën e tij në Serie A. Mesfushori me origjinë shqiptare sapo mbylli sezonin e tretë me skuadrën e Arsenalit, ku u rendit në vend të pestë në Premier League dhe arriti në finalen e Europa League.

Interi synon t’ia rrëmbejë “Topçinjve” mesfushorin e Zvicrës, duke ofruar plot 40 milionë euro për shërbimet e tij. Kjo ofertë shihej thjesht si thashethem merkatoje, por Xhaka i ka shtuar edhe më shumë këto zëra.

26-vjeçari, në Instagramin e tij zyrtar, ka hequr emrin e Arsenalit nga faqja e tij, duke bërë që transferimi i tij te Interi të shihet si një mundësi reale. Mbetet për t’u parë nëse Arsenali do të pranojë ofertën prej 40 milionë eurosh në javët e ardhshme. Momentalisht, Xhaka është i grumbulluar me Zvicrën, për ndeshjet e UEFA Nations League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online