Karl-Hainc Rumenige nuk mbajti asnjë sekret mbi situatën e lojtarëve që po kërkojnë largimin nga Bajerni i Mynihut. Shefi i kampionëve të Gjermanisë foli hapur për situatën e mesfushorit Sebastian Rudi dhe mbrojtësve Zherom Boateng e Huan Bernat.
Rudi – “Mund ta konfirmoj se Rudi tani është duke kryer vizitat mjekësore te klubi i Shalkes. Nëse i kalon me sukses, atëherë duhet të gjendet dhe mirëkuptimi për shumën e transfertës. I uroj gjithë të mirat. Ai është një djalë fantastik”
Boateng dhe Bernat – “Nuk e përjashtoj ende largimin e Boateng. Ne nuk mund të pranojmë oferta qesharake, por unë dhe Uli (Hënes) jemi në gatishmëri në çdo moment nëse na vjen një ofertë që i plotëson kërkesat tona. Për të ardhmen e Bernat ende nuk është marrë ndonjë vendim, ai akoma nuk e ndarë mendjen”