Rrogat vjetore, Reali i Madridit prek majat me… 340 milionë euro shpenzime

0

Të fitosh kushton gjithmonë dhe Reali i Madridit e di më mirë se çdo klub. Klubi spanjoll ka dominuar futbollin europian duke fituar katër nga pesë Champions Ligat e fundit. Diçka e tillë ka sjellë rritjen e rrogave vjetore në klub. Në vitin 2013, Reali shpenzonte 145 milionë euro në sezon, ndërsa sezonin e fundit e mbylli me 280 milionë euro.

Një rritje e balancuar nga të ardhurat dhe fitimet, por fatura vjetore do të vazhdojë të rritet Largimi i Ronaldos i ka kursyer klubit të Realit 50 milionë euro bruto, që do të shpërndahen për afrimet e reja dhe rinovimet e yjeve të ekipit, siç citon spanjollja “AS”.

Shumës së shpenzuar në sezonin e kaluar prej 280.7 milionë eurosh do t’i shtohen dhe 54.8 milionë euro premio, 2.7 milionë nga të drejtat e imazhit për një total prej 339.9 milionë eurosh.

Drejtuesit e klubit duan të blindojnë yjet e tyre nga ofertat faraonike që vijnë nga klubet e tjera, duke rinovuar dhe rritur çmimet e klauzolave të lojtarëve të saj. Marselo, Benzema, Isko, Karvahal dhe Varane kanë rinovuar dhe kjo gjë ka sjellë rritjen e shpenzimeve të Realit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Barcelonën, që në vitin 2013 shpenzonte 115 milionë euro për rrogat e lojtarëve, ndërsa në sezonin e fundit arriti shifrën e 225 milionë eurove.

Në Itali kryeson Juventus me 219 milionë euro rroga, ndërsa mbas bardhezinjve renditen: Milan (140 milionë), Inter (116 milionë), Roma (100 milionë) dhe Napoli (94 milionë).

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.