Rroca: Në finale dua Luftëtarin, Bregun e marrim te Kukësi

Eduart Rroca dhe Dejvi Bregu ishin së bashku pjesë e një interviste në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Mesfushori i skuadrës së Kukësit u provua në ndeshjen e sotme si mesfushor i majtë, ku kreu një paraqitje dinjitoze. Gjatë intervistës së dhënë në fund të takimit nuk munguan midis dy lojtarëve, që kanë qenë dikur pjesë  e Luftëtarit.

Rroca: “Tani në çdo rol të ri që provoj, mundohem të jap më të mirë. Kemi shumë mungesa dhe gjatë këtyre dy-tre ditëve kemi bërë shumë prova. Nuk kishim lojtarë dhe i kam kërkuar profesorit që të luaj si mesfushor i majtë. Të gjithë ishim të kënaqur me paraqitjen, pavarësisht rezultatin. Normale që kur nuk luan në pozicionin natyral, është paksa e vështirë. Por kur luan me këto lojtarë siç i kemi ne te Kukësi, është shumë më e lehtë. Shpresoj të jap maksimumin deri në fund dhe të kemi sukses”

GOLI I PËSUAR – “Nuk është hera e parë që i pësojmë këto gola, ishte një moment shpërqendrimi. Shpresoj të mos ndodhë më, pasi këto gola aksidental na dëmtojnë shumë”.

RAPORTI ME BREGUN – “I mungojmë njëri tjetrit dhe jashtë fushe, jo brenda fushës. Me shaka i them Bregut që do të të marrim te Kukësi, që të dalim kampion”.

TITULLI KAMPION – “Futbolli kështu është, neve na vjen zor që nuk luftuam më shumë për titullin kampion.

“Ne do të ishim të lumtur që Luftëtari të arrijë në finale, pastaj sa i takon Kupës, dua ta fitojë Kukësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online