Roma gjen akordin me trajnerin e ri, miliarderi ukrainas pengesa e fundit

Bisedimet midis përfaqësuesve të Romës dhe trajnerit portugez Paolo Fonseka janë mbyllur me sukses. Palët kanë gjetur akordin financiar me 46-vjeçarin që ka pranuar të firmosë një kontratë me kohëzgjatje për katër sezone.

Megjithatë, zyrtarizimi është ende larg për shkak se Fonseka është nën kontratë me klubin ukrainas Shaktar Doneckt. Miliardieri Rinat Ahmetov nuk pranon ta lëshojë trajnerin me kosto 0.

Fonseka ka një klauzolë largimi prej 5 milionë eurosh, por përfaqësuesit e trajnerit janë të bindur se do t’i dalin të bindin pronarin e Doneck për të arritur një marrëveshje prej secilës tekniku portugez do të largohet pa shpenzime ekstra nga klubi italian.

 

Ahmetov dhe Fonseka (d)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *